VIDEO/ Edi Rama me gjithë eskortë futet kundërvajtje, i riu e qëllon me vezë: O hajdut, o maskara

22:14, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama është qëlluar me vezë mbrëmjen e sotme nga të rinjtë që protestojnë.

Siç edhe duket në pamjet e filmuara, aktivisti Edison Lika i thërret Ramës: ‘O hajdut, o maskara’ dhe më pas e qëllojnë makinën e Ramës me vezë.

Por skandali tjetër edhe më i rëndë është fakti se, Edi Rama me gjithë eskortën e tij ka qenë kundëvajtje në rrugë, pasi po dilte nga kryeministria dhe po kthehej tek RTSH-ja rruga ‘Papa Gjon Pali’.

Por rruga që po përshkonte Edi Rama është me vetëm një sens lëvizje, nga kryqëzimi i RTSH-së për në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Tani presim nga policia fletën e gjobës ndaj makinës së Edi Ramës dhe gjithë eskortës së tij.

Vetëm pak minuta më vonë policia ka arrestuar aktivistin Edison Lika.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco