Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti pas Kryeministrisë, gjatë protestës së mbrëmjes së sotme.
Lika u afrua pranë një automjeti ku ndodhej Edi Rama teksa po dilte nga ambientet e Kryeministrisë dhe e goditi me vezë.
Pas veprimit, aktivisti largohet me vrap, ndërsa pas tij vrapojnë disa efektivë policie, të cilët e ndjekin dhe më pas e arrestojnë.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur protestuesit ishin mbledhur para Kryeministrisë, pasi ishte raportuar se në zyrë ndodhej Edi Rama.












