Fashion

Kravata po rikthehet fuqishëm, Gen Z po vishet më seriozisht se shefat!

Për vite me radhë kravata dukej sikur po zhdukej nga garderoba e përditshme. Puna nga shtëpia, kostumet pa kravatë dhe veshjet gjithnjë e më casual e kthyen atë në një aksesor që përdorej kryesisht për evente formale. Por tani situata po ndryshon dhe, surprizërisht, është Gen Z që po e rikthen.

The Guardian raporton sot se shitjet e kravatave te marka britanike e veshjeve për meshkuj TM Lewin janë rritur me rreth 200% krahasuar me një vit më parë. Një nga arsyet lidhet me interesin e të rinjve për një stil më formal dhe më të kuruar.

Në njëfarë mënyre, po ndodh e kundërta e asaj që pamë vite më parë. Brezat më të mëdhenj hoqën kravatën për t’u dukur më modernë dhe më casual, ndërsa të rinjtë po e rikthejnë pikërisht sepse nuk duan të vishen njësoj si shefat e tyre.

Dhe kravata nuk është e vetmja. Të rinjtë po tregojnë interes edhe për loafers, Oxford dhe Derby prej lëkure, ndërsa atletet nuk po kanë më të njëjtën rritje në tregun amerikan. Cruz dhe Romeo Beckham janë parë madje me kostume dhe tiranta për pantallona.

Moda vazhdon kështu ciklin e saj të zakonshëm: ajo që një brez e konsideron të vjetruar, brezi tjetër e zbulon si diçka të re. Gen Z kaloi vite duke ndryshuar dress code-in e zyrës, tani duket se po sjell përsëri kravatën.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.