Dibër/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 7 të plagosurit drejt Traumës

22:24, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur "Shkolla e Dovolanit" në aksin Peshkopi - Maqellarë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 21:30, ku një Mercedes dhe një Golf5 janë përplasur kokë më kokë.

Për pasojë janë plagosur 7 persona. Menjëherë janë trasportuar drejt spitalit rajonal të Peshkopisë, dhe pas dhënies së ndihmës së parë janë trasportuar të gjithë drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar.

Në mjetin golf udhëtonin një famijlje, një çift bashkëshortësh nëna e tij dhe dy vajza të mitura. Bashkëshortja e drejtuesit të Golfit në gjendje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco