LIVE UPDATES
Aktualitet

Brenda kampit të klandestinëve në Dunkirk, a janë shqiptarët krerët e biznesit…?!

Rreth 12-13 mijë ishin shqiptarë. Pra, vendi ynë përbënte rreth 27% të shifrës totale, duke ia kaluar dhe shtetasve nga Irani apo Afganistani.

7 Tetor 2026, 22:26 Nga E.d
Brenda kampit të klandestinëve në Dunkirk, a janë
Pamje

Këto pamje dramatike të emigrantëve ilegalë që vrapojnë për të marrë gomonen drejt ujërave të Kanalit të La Manshit i përkasin vitit 2022. Shqiptarët zbuluan rrugën e kalimit ilegal drejt Britanisë nëpërmjet gomoneve të vogla nga Dunkirk dhe Calais.

Përgjatë 2022-shit ishte piku i kalimit të shqiptarëve drejt ishullit britanik. Kjo çështje u përdor në politikën e ditës në Britani nga grupet anti-emigracion, duke përfshirë në debat edhe palën shqiptare, që e konsideroi sjellje diskriminuese. 

Sipas statistikave zyrtare, rreth 45 mijë persona shkuan me gomone në Angli në 1 vit. Rreth 12-13 mijë ishin shqiptarë. Pra, vendi ynë përbënte rreth 27% të shifrës totale, duke ia kaluar dhe shtetasve nga Irani apo Afganistani.

Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar shumë me 4 vite më parë. Politikat shtrënguese dhe realiteti i paraqitur nëpër kampe kanë bërë të vetën, duke i frenuar shqiptarët.

Inside Story ka udhëtuar drejt Dunkirkut për të parë nga afër nëse rruga e gomoneve është sërish e aplikuar nga shqiptarët, apo janë gjetur alternativa të tjera për të vazhduar emigrimin ilegal.

Këtu jemi në kampin e Dunkirkut. Siç shihet, kampi mbetet mjaft i populluar nga persona që duan të largohen nga vendet e tyre të origjinës për të arritur ëndrrën e madhe, tokën e premtuar të Anglisë.

Policia franceze mbetet kryesisht spektatore, pasi nuk bën diçka të madhe për të parandaluar këta emigrantë, që synim kanë vetëm vendin ishullor. Në pamjet e siguruara nga kamerat tona, shihet qartë se uniformat blu afrohen për presion, shkatërrojnë kampin, por nuk ndikojnë realisht për të shmangur flukset drejt vendit fqinj.

Shkatërrimet e marketit të kampit apo disa çadrave rikuperohen për punë orësh dhe gjithçka kthehet në normalitet. Situata nuk ka ndryshuar shumë nga 4 vite më parë, pasi drama njerëzore mbetet e njëjtë dhe ndotja e madhe mund të shkaktojë epidemi shumë thjeshtë.

Fatmirësisht, gjatë qëndrimit tonë disa-ditor aty, jo vetëm që nuk dëgjuam të flitej shqip si dikur, por nuk gjetëm asnjë shqiptar të vetëm në kampin e Dunkirkut.

Të vetmit shqiptarë ishin ekipi ynë. Megjithatë, ndryshe nga 4 vite më parë, të bënte përshtypje që shihje më shumë gra dhe fëmijë. Ishte rritur numri i udhëtarëve me familje. Shpesh, qëndrimi tranzit ishte aq i gjatë sa banorët e kampit mbarështonin edhe shpendë konsumi.

Kurdët ishin sërish personat që kontrollonin kampet, ashtu si 4 vite më parë, pavarësisht se në atë periudhë u shigjetuan padrejtësisht shqiptarët. Po këta persona siguronin mjetet e lundrimit dhe u siguronin fitimet, njëjtë si në vitin 2022. Pagesa e emigrantëve bëhej cash në vend, ndërsa pylli aty pranë shërbente për fshehjen e parave.

Kanali i La Manshit, po ashtu, ishte bërë një rrugë e preferuar edhe për persona nga Filipinet dhe Vietnami. Mjafton të shohësh distancën në hartë për të kuptuar se sa larg kishin udhëtuar dhe sa shumë sakrifica kishin ndërmarrë për të ardhur drejt Francës, në mënyrë që të shkonin në Angli.

Megjithatë, vizita jonë në Francë, në kampin e emigrantëve, nuk ishte e rastësishme. Pikërisht pas hov-it të klandestinëve me gomone në vitin 2022, një formë e re emigrimi ilegal është pikasur nga Prokuroria e Posaçme. SPAK ka kryer një hetim madhor ndaj një grupi të strukturuar. Inside Story ka siguruar dosjen e plotë hetimore me 29 masa shtrënguese, një dosje që zbulon epokën e re pas goditjes së aktivitetit të gomoneve.

Gjatë viteve 2022-2024 është dokumentuar veprimtaria kriminale e grupeve kriminale të lidhura me dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve në rrugë detare, ajrore dhe tokësore, kryesisht të shtetasve shqiptarë, me qëllim udhëtimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Kanadasë. Gjatë hetimit janë dokumentuar të gjitha fazat e kryerjes së kësaj veprimtarie dhe personat e përfshirë në të./ Top Channel

britani dunkirk kampi

Sondazh

Poll

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës