Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës. Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në ambientet e brendshme të banesës, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Banorët që ndodheshin brenda kanë mundur të dalin në kohë dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e banorëve për shuarjen e tyre.
Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth.













