Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë tregtare shtetërore “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, sh.a., duke përcaktuar edhe kapitalin fillestar të saj.
Vendimi është marrë me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe parashikon që kapitali fillestar i shoqërisë së re të jetë 100 milionë lekë.
Kjo shumë do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe është parashikuar në fondet e alokuara për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, shoqëria “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, sh.a., si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror në likuidim që janë subjekt i ligjit nr. 79/2026, “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

