Horoskopi Lifestyle Magazine

Venusi është retrogradë! Dashuria, ish-partnerët dhe paratë hyjnë në një periudhë rishikimi?

Që prej 3 tetorit 2026, Venusi është futur në retrogradë në shenjën e Akrepit dhe do të qëndrojë në lëvizje retrograde deri më 13 nëntor, duke kaluar përsëri në Peshore më 25 tetor.

Në astrologji, Venusi lidhet me dashurinë, marrëdhëniet, tërheqjen, vlerat personale, kënaqësinë dhe paratë. Kur ky planet është retrogradë, astrologët e interpretojnë periudhën si një moment rishikimi: Çfarë duam realisht? A jemi të kënaqur në marrëdhënien tonë? Çfarë po tolerojmë vetëm nga frika e humbjes?

Në pjesën e parë të retrogradës, Venusi ndodhet në Akrepi, duke e bërë temën më intensive. Mund të rikthehen xhelozia, pasiguritë, lidhjet e papërfunduara ose ndjenja që janë shtypur prej kohësh.

Shenjat që mund ta ndiejnë më fort: Akrepi, Demi, Luani dhe Ujori.

Akrepi mund të përballet me pyetje rreth identitetit dhe dëshirave të tij. Demi me marrëdhëniet dhe partneritetet. Luani mund të rishikojë çështje familjare ose emocionale, ndërsa Ujori mund të vihet përballë temave të karrierës dhe reputacionit.

Kur Venusi kalon retrogradë në Peshore, fokusi zhvendoset drejt ekuilibrit në marrëdhënie.

Këshilla astrologjike për këtë periudhë? Mos merrni vendime sentimentale vetëm nga emocioni i momentit. Një ish-partner mund të rikthehet në jetën tuaj, por rikthimi nuk do të thotë automatikisht se marrëdhënia duhet të rifillojë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.