Plutoni është retrogradë në Ujor dhe pritet të kthehet direkt më 15/16 tetor 2026, duke mbyllur një periudhë të gjatë rishikimi të brendshëm.
Në astrologji, Plutoni lidhet me pushtetin, transformimin, kontrollin, frikën, krizën dhe rilindjen personale.
Ndërsa retrograda e tij po përfundon, astrologët e shohin këtë si një moment ku disa procese të nisura muaj më parë mund të fillojnë të ecin përpara.
Ujori është shenja që mund ta ndiejë më drejtpërdrejt këtë proces. Mund të ketë një ndryshim në mënyrën se si e shikon veten, marrëdhëniet me të tjerët ose të ardhmen.
Luani, si shenja përballë Ujorit, mund të përballet me ndryshime në partneritete dhe marrëdhënie.
Akrepi mund të shohë transformime në shtëpi dhe familje, ndërsa Demi në karrierë dhe status.
Plutoni nuk lidhet me ndryshime të vogla. Në astrologji, ai përfaqëson procesin e heqjes së asaj që nuk funksionon më.
Prandaj, pas 15/16 tetorit, disa çështje që kanë mbetur pezull mund të fillojnë të marrin drejtim.
Mesazhi astrologjik i Plutonit është i thjeshtë:
Mos u përpiqni të mbani me forcë diçka që tashmë ka përfunduar. Transformimi fillon kur pranoni se një version i vjetër i jetës nuk ju përshtatet më.
Mbani mend se, retrogradat janë një dukuri astronomike e dukshme nga Toka, ndërsa interpretimi se ato shkaktojnë ndryshime në personalitet, marrëdhënie apo fat është pjesë e astrologjisë dhe nuk është i mbështetur nga prova shkencore.