Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë ...
"Rama është kthyer në avokat të..."/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkosh...
"Stabilitet institucional"/ Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerë...
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 51.37%, nga 54.8% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

TIRANË- Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 51.37%, nga 54.8% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.
Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare e interesit ra në 13.55%, nga 13.71% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe 13.72% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.
Për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar u rrit në 20.94, nga 20.01% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe 20.29% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.
Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit u rrit përsëri në 28.05%, nga 26.57% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2025, dhe 26.41% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.
Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit ra në 10.85%, nga 11.03% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 11.2% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jo-banka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive.
Norma mesatare efektive e interesit përfshin normën nominale të interesit të kredisë, por edhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.
Rënia e normës efektive mesatare të interesit për kreditë konsumatore përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar. Kjo rënie u përcaktua nga politika monetare më stimuluese e Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e mirë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.
Aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer gjithashtu si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive në vitet e fundit. Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie. Normat e tërheqëse të interesit po mbështesin një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë konsumatorë.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë konsumatore (duke përfshirë overdraftet) në fund të muajit gusht arriti në 121.9 miliardë lekë, në rritje me 21.3% krahasuar me një vit më parë./Monitor
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira ...
Pamje Grupi i strukturuar i falsifikatorëve ishte një pikë referimi jo vetëm për personat me aktivitet në trafiqe, por edhe p...
Pamje PESHKOPI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetr&...
Pamje Këto pamje dramatike të emigrantëve ilegalë që vrapojnë për të marrë gomonen drejt ujërave të ...
Banesa LEZHË- Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga...
Pamje TIRANË- Policia ka arrestuar aktivistin, Edison Lika pasi ka goditur me vezë makinën që ka dalë nga godina e Kryeministris&e...
Foto ilustruse Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP rrëzoi me shumicë votash të mërkurën kërkesat e dy kan...
pamje TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon 130 ditë të revoltës qytetare. Pas marshimit në rrugët e Tira...
Mikel Rroku dhe shtëpia e tij ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar, Mikel R...
Foto ilustruse KORÇË- Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pak minuta më parë në afërsi të fshatit Bulgar...