Dalin përmes shkallëve emergjente një pjesë e minatorëve të bllokuar në Trepçë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2026, 07:45 | Aktualitet

Dalin përmes shkallëve emergjente një pjesë e

Grupi i parë i minatorëve ka arritur të dalë rreth mesnatës nga miniera e Trepçës, përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike ende nuk është rikthyer.

Burime brenda minierës kanë bërë të ditur se fillimisht 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierë.

Sipas burimeve, aktualisht nuk dihet numri i saktë i minatorëve që kanë nisur të dalin nga miniera. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, dalja e minatorëve u bë përmes shkallëve emergjente. Në këtë mënyrë po dalin minatorët që janë në gjendje më të mirë fizike.

Ndërkohë, ende nuk ka informacione të plota për gjendjen shëndetësore të minatorëve.

Minatorët u bllokuan në minierë, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të djegies së transformatorit kryesor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos