Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për rolin e konsulentëve të jashtëm Chris LaCivita dhe James Blair, duke sqaruar se ata nuk janë pjesë e stafit të tij, por bashkëpunojnë me të si konsulentë. Në një deklaratë në Truth, Trump tha se dy këshilltarët mund të kenë edhe klientë të tjerë, për të cilët ai deklaroi se nuk ka dijeni.
Trump theksoi se LaCivita dhe Blair lejohen të punojnë për persona të tjerë, një praktikë që, sipas tij, është e zakonshme mes konsulentëve në Uashington. Megjithatë, presidenti amerikan tha se do t’i pyesë për angazhimet e tyre të tjera dhe paralajmëroi se do t’i largojë menjëherë nëse konstaton ndonjë konflikt interesi.
Reagimi vjen pas raportimeve për angazhimin e dy konsulentëve në Republikën Srpska, në Bosnjë-Hercegovinë, përpara zgjedhjeve atje. Çështja ka tërhequr vëmendje mbi aktivitetet e LaCivita dhe Blair jashtë bashkëpunimit me Trump dhe mbi mundësinë e konflikteve të interesit.