"Channel 5", një kompani amerikane e medias dixhitale dhe kanal në internet, ka publikuar dy fotografi të gazetarit Andrew Callaghan i cili ka ardhur në Tiranë për të intervistuar kryeministrin Edi Rama, por thotë se gjërat nuk kanë shkuar siç janë parashikuar.
Teksa publikon fotografitë nga intervista në Kryeministri, media amerikane shkruan se Edi Rama e ka lënë në mes bisedën dhe është larguar.
"Kryeministri shqiptar Edi Rama largohet nga intervista me Andrew Callaghan të "Channel 5", në mes të hetimeve të gjera për korrupsion, pastrim parash, trafik droge dhe marrëdhënien e tij të biznesit me Jared Kushner", thuhet në postim.
Megjithatë, media amerikane thekson se "Intervista e plotë do të publikohet javën e ardhshme."
"Channel 5 ëith Andrew Callaghan" është një kanal i pavarur në internet me lajme dhe intervista, i drejtuar nga Andrew Callaghan, i cili eksploron nënkultura margjinale, ngjarje të diskutueshme dhe zëra që nuk përfaqësohen sa duhet, anembanë Amerikës dhe jashtë vendit.
