
Media amerikane “Channel 5”, ka publikuar në rrjetet sociale një detaj nga një intervistë që po zhvillonte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Sipas medias së huaj, Rama u largua nga intervista me gazetarin Andrew Callaghan pasi ky i fundit i kishte drejtuar pyetje për hetimet që SPAK po bën për korrupsion, trafik droge dhe për marrëdhënien e tij me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner.
Duke mos dhënë detaje të tjera, kanali njofton se intervista e plotë do të publikohet javën e ardhshme. Versus.al

