E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sot Territorialja në Kuvend, opozita protestë, mazhorancës i duhen 84 vota

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku në qendër të diskutimeve do të jetë harta e re administrativo-territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Projektligji, i kundërshtuar nga opozita, është pika e shtatë e rendit të ditës dhe për miratimin e tij kërkohen 84 vota.

Reforma parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me njësi më të mëdha fqinje. Drafti ka marrë miratimin e Komisionit të Ligjeve, ndërsa në variantin e shqyrtuar janë parashikuar edhe ndryshime në statusin e disa zonave, duke e çuar numrin e qyteteve në 77.

Votimi pritet të zhvillohet mes kundërshtimeve të opozitës dhe protestave të paralajmëruara jashtë Kuvendit. Brenda mazhorancës, çështja është bërë e ndjeshme për shkak të qëndrimit kundër të deputetëve socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, duke e bërë sigurimin e 84 votave një nga pikat kryesore të seancës.

Përveç reformës territoriale, seanca e sotme ka një rend dite të ngjeshur, me katër interpelanca. Njëra prej tyre është kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe i drejtohet ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, lidhur me proporcionalitetin e reagimit të Policisë ndaj protestuesve.

Axhenda e plotë:

Reklamë

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 8.10.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Reklamë
  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.10.2026.
  2. Njoftime.
  3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
  4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.
  5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
  6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
  7. Projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”
  8. Projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”.
  9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.
  10. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”
  11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013, “Për sistemin e pagesave”.
  12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”.
  13. Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”. 14. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025, “Për markat tregtare”.
  14. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2025, “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”
  15. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë të veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., në drejtim të marrëveshjeve të bashkëpunimit, prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake”.
  16. Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit'””. 18. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.