Superiorja rikthehet me javën e gjashtë, derbi Partizani-Tirana në qendër të vëmendjes

Kampionati “Abissnet Superiore” do të rikthehet këtë fundjavë, me ndeshjet e javës së 6-të të shpërndara përgjatë së shtunës dhe së dielës.

Të lidhura

None found

Programi i së shtunës do të nisë me përballjen Elbasani-Vora, e planifikuar të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 18:30. Në të njëjtën kohë, në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të përballet me Skënderbeun.

Të dielën, në orën 13:30, Laçi do të presë Egnatian në Kurbin. Pjesa kryesore e vëmendjes do të jetë te derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon, ku Partizani dhe Tirana do të ndeshen në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 18:30.

Një tjetër duel që pritet të jetë i fortë është ai mes Vllaznisë dhe Dinamos. Takimi do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të shënojë gjithashtu ndeshjen e parë në stol për trajnerin e ri të shkodranëve, Csaba Laszlo.


Shtuar më 8.10.2026 08:34

Quantcast