Bota

Sulme me raketa ndaj aeroporteve saudite, 3 të vrarë dhe 36 të plagosur!

Tre persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën në sulmet ndaj dy aeroporteve në Arabinë Saudite, ndërsa konflikti në Jemen është përshkallëzuar ndjeshëm.

Tre persona u vranë në sulmet ndaj aeroporteve saudite.

Sulmet vijnë në një moment kur luftimet në Jemen mes rebelëve Huthi dhe forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite janë intensifikuar.

Sipas autoriteteve, një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad.

Ndërkohë, në goditjen e aeroportit Abhas, dy persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili lufton kundër Huthëve në Jemen, ka paralajmëruar hakmarrje.

Kemi goditur më shumë se 80 objektiva ushtarake të Huthëve në provincat Saada, Hodeidah, Jawf dhe Marib.

Edhe një aeroport në Jemen u sulmua me raketa balistike dhe dronë të mbushur me eksplozivë. Sipas Ministrisë së Transportit, një raketë ra pranë pistës, vetëm pak minuta para se të ulej një avion që vinte nga Kajro.

Përplasjet e fundit janë përqendruar në zonat përreth Ngushticës së Bab el-Mandeb, korridor strategjik për transportin detar dhe tregtinë ndërkombëtare.

Forcat qeveritare jemenase, të mbështetura nga aviacioni i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë nisur një kundërsulm për të rimarrë territore strategjike pranë ngushticës dhe qytetit Mocha.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.