Dy makina u përplasen në vendin e quajtur "shkolla e Dovolanit" në aksin Peshkopi – Maqellarë. Një e moshuar ndërroi jetë dhe u plagosën 5 anëtarë të tjerë të familjes Osmani. I plagosur ka mbetur dhe një 18-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në orën 21:30 të së mërkurës. Makina ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga 18-vjeçari Dael Manjani u përplas kokë më kokë me makinën “Golf” që drejtohej Sildi Osmani, 36 vjeç.
Osmani kishte në makinë, bashkëshorten me 3 fëmijët e mitur dhe nënën e moshuar, Xhilape Osmani, 74 vjeçe, e cila s’mundi t’u mbijetojë plagëve.
Burime nga spitali i Traumës thanë se 3 fëmijët dhe babai i tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mamaja e fëmijëve është rendë, në monitorim intensiv.
Në aksident mbeti i plagosur dhe shoferi 18-vjeçar i ‘Benz’-it që po merr trajtim po tek Trauma.
Shkaqet dhe fajtorët e aksidentit ende nuk janë përcakttuar por paraprakisht dyshohet parakalimi i gabuar dhe shpejtësia.










Komente
Komento