E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Stamboll, shembet papritur 3 kate të një pallati, 7 persona nën rrënoja, 5 shpëtohen të gjallë

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes u dha alarm në Stamboll, pasi një pjesë e një pallati 7-katësh u shemb në lagjen Cevizli, në zonën e Maltepes. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40, kur tre katet e poshtme të ndërtesës u shembën për arsye ende të paqarta, ndërsa pjesa e sipërme mbeti e ngritur, por në gjendje të paqëndrueshme.

VIDEO- Shembet pallati në Stamboll

Reklamë

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta të zjarrfikësve, AFAD-it, policisë dhe shërbimeve shëndetësore, duke nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi. Sipas informacioneve të para, 5 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa 7 të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar. Me disa prej tyre është arritur të vendoset kontakt, ndërsa vijojnë kërkimet për të tjerët.

Banorët që ndodheshin në katet e sipërme janë evakuuar në mënyrë të sigurt. Në ndërtesë kishte 12 apartamente dhe ishin të regjistruar 33 banorë. Një prej banorëve e përshkroi momentin e shembjes si të ngjashëm me një tërmet, ndërsa pas shembjes zona u mbulua nga një re e madhe pluhuri.

Reklamë

Shkaqet e shembjes mbeten ende të panjohura. Autoritetet kanë nisur hetime teknike, administrative dhe gjyqësore për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkakun e incidentit. Sipas mediave turke, ndërtesa ishte ndërtuar në vitin 1987, ndërsa në katin përdhe funksiononin disa biznese.

Zona përreth ndërtesës është rrethuar për shkak të rrezikut të një shembjeje të dytë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionin me kujdes të shtuar për nxjerrjen e personave që mund të ndodhen ende nën rrënoja. :::

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.