Ambasada e Gjermanisë “thellësisht e shqetësuar” për Ligjin për Specialen

8 Tetor 2026 | 08:56

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë që ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që i bëri Kuvendi i Kosovës të hënën në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ligjvënësit kosovarë e ndryshuan ligjin për t’ia kufizuar kompetencat gjykatës me bazë në Hagë gjatë një votimi pak para mesnatës të martën.

Në një përgjigje për REL-in, zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre nuk bën të cenohet.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe u themeluan në bazë të ligjit të Kosovës dhe mbështetën në Kushtetutën e Kosovës. Qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Për të përmbushur këtë synim, pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht”, thuhet në përgjigje.

Ambasada gjithashtu theksoi se e mbështet qëndrimin e BE-së kundër ndryshimeve në këtë ligj.

Më herët, Bashkimi Evropian tha se këto ndryshime bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Albin Kurti shkul timonin e autobusit”, pedagogu Zekthi: Kosova duhet të ketë një qeverisje model

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, pedagogu Fitim Zekthi komentoi situatën politike në Kosovë, duke u ndalur te mënyra se si, sipas tij, Albin...
22:35 | 07/10/2026

Diplomatja Harxhi: Ja pse emri i presidentes së re të Kosovës nuk ishte surprizë, Kurti ishte lojtar shumë i mirë

Diplomatja Edith Harxhi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, foli për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës dhe figurën e saj, duke...
22:11 | 07/10/2026

“Presidentja e Kosovës është e Kurtit, jo e PDK-së”, analisti Mehmetaj zbulon se si u arrit marrëveshja

Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar zhvillimet e fundit politike në...
21:54 | 07/10/2026