'Reforma prek gjithë shqiptarët'/ Ndoja: Qeveria e Ramës po zhvesh bashkitë nga kompetencat

'Reforma prek gjithë shqiptarët'/ Ndoja: Qeveria e Ramës po zhvesh bashkitë nga kompetencat

08:48, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, kritikoi projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje që prek drejtpërdrejt interesat e qytetarëve dhe funksionimin e pushtetit vendor.

Ndoja u ndal te ndryshimet që parashikon projektligji dhe tha se një reformë me ndikim te gjithë popullsia po tentohet të bëhet përmes një pakete të kufizuar nenesh.

Deputeti demokrat ngriti gjithashtu shqetësimin për kompetencat e bashkive, duke deklaruar se pushteti vendor përballet me mungesë kompetencash dhe me mbivendosje të institucioneve, veçanërisht në fushën e lejeve të ndërtimit dhe kontrollit të territorit.

Ndoja u shpreh se institucionet veprojnë pa koordinimin e nevojshëm, ndërsa qytetarët përballen me pasojat e kësaj situate.

Ai theksoi se përballë kësaj reforme ekzistojnë dy forma reagimi, rruga ligjore dhe ajo e protestës e rezistencës politike e qytetare.

Pjesë nga intervista:

Ka dy mënyra të diskutimit të problemit, njëra është diskutimi praktik në bazë të ligjit, rruga ligjore që mund të ndiqet, tjetra është rruga e protestave edhe e qëndrimeve të tjera, rezistencës, qoftë politike, qoftë qytetare.

Ajo çka është më e rëndësishme është koha dhe shtrirja e veprimit në hapësirë dhe në kohë, të cilës kanë të drejtë të dyja palët, edhe politikanët, edhe vetë qytetarët.

Ky projektligji që synohet të kalohet sot, është një projektligj që përbëhet nga 6 nene, nga të cilët neni 5 dhe 6, njëri flet për mbarimin e efekteve të ligjit 115 të 2014 për ndarjen administrative territoriale.

I dyti thotë: 6. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë mbas votimit.

Të flasim për shqiptarët tani, gjithë produkti i asaj reformës, komisioni i përbashkët, variant i pozitës sot është i përbërë nga një ligj me 4 nene.

Si rregull, këta që merren me shkrimi, qoftë publicist, qoftë në filozofi etj. tj., ka një rregull të cilët thonë që sa më pak të shkruash, aq më shumë kohë ke të mendohesh edhe të nxjerrësh një produkt sa më të saktë, po kjo ndodh në filozofi.

Po nga një vend që kemi përkrah parimin e të drejtës pozitive, të drejtës së shkruar, ne me 4 nene synojmë të bëjmë një reformë që prek interesat e gjithë popullsisë shqiptare.

Jo vetëm të asaj pjese, popullsisë në ato harta territoriale të cilët synojnë të bashkohen, të përthithen nga bashki më të mëdha, por edhe këtyre që nuk u preken kufijtë, po që u bashkohen ca të tjerë, pra preken në të dy format, në të dy kahet.

Me këtë reformë ndodhen disa ndryshime të cilat kanë të bëjnë me shërbimin, me qytetarët, pra ne kemi pranuar që jemi republikë parlamentare, kemi pranuar që e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit, kemi pranuar parimin e autonomisë së vendimmarrjes, decentralizimin e pushtetit vendor. Gjatë gjithë këtyre viteve, për 13 vite qeverisje të Partisë Socialiste, dy nga drejtuesit kryesorë të bashkive në vend, se të tretin e kanë tashmë të izoluar në paraburgim në Durrës.

Durrësi dhe Elbasani, të dy kryetarët e bashkisë, në emër të një shoqate që është krijuar, ka qenë një shoqatë e përbashkët, po u funksionua shoqata, po e themi, vendore, bashkiakë që kanë të bëjnë me këto që ka fituar Partia Demokratike.

Dhe ata në emër të asaj shoqate ku bëjnë pjesë më shumë kryetarë bashkish dolën dhe thanë që na mungojnë të paktën 9 kompetenca, me lejet e ndërtimit, parimi i subsidiaritetit që njerëzit nganjëherë s’e kuptojnë, vjen IMT e bashkisë, vjen Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Kombëtar, secili vepron sikur janë në shtete të ndryshme, s’kanë as ndërthurje, as korrespondencë, koordinim, informacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco