MAGAZINË /

"Rashë 27 kg nga sëmundja, ajo as s'më përqafonte", ish-burri i Sofia Vergaras rrëfen arsyet e divorcit

Shkruar nga Versus

"Rashë 27 kg nga sëmundja, ajo as s'më

Joe Manganiello është vetëm pak ditë larg publikimit të librit të tij të ri me kujtime, 'Bloodlines', në të cilin ai ndan versionin e tij të historisë mbi arsyet e ndarjes nga ish-bashkëshortja Sofia Vergara në vitin 2023. Pas ndarjes, Vergara i tha një gazete spanjolle se martesa e tyre "mori fund sepse bashkëshorti im ishte më i ri; ai donte të kishte fëmijë, ndërsa unë nuk doja të bëhesha nënë në moshë të thyer."

Vergara ka një djalë 34-vjeçar, Manolo Gonzalez Vergara, me bashkëshortin e saj të parë Joe Gonzalez, dhe në atë kohë deklaroi se të pasurit fëmijë "nuk ishte më për të".

Manganiello e kundërshton këtë, duke thënë se hoqi dorë nga ideja për shkak të një sëmundjeje autoimune misterioze dhe kërcënuese për jetën, për të cilën ka shkruar në librin e tij. Manganiello tha se problemet e tij shëndetësore filluan menjëherë pasi ai dhe Vergara u martuan në vitin 2015, me simptoma që përfshinin dhimbje të tmerrshme abdominale që e bënin të pamundur ecjen. Ai gjithashtu përjetoi lodhje, dhimbje koke, skuqje me flluska dhe gjakderdhje rektale, duke humbur rreth 27 kilogramë gjatë shtatë viteve në vijim. "Po sëmuresha gjithnjë e më shumë," tha ai duke shtuar "Nuk më besohet që jam gjallë," tha Manganiello. "Ndihem sikur kam rilindur."

Në librin e tij ai shkroi se martesa e tij me Vergarën përfundimisht kishte "humbur çdo lloj emocionaliteti", madje pohoi se aktorja e njohur refuzonte ta përqafonte edhe kur ai i lutej.

Tani Manganiello është i fejuar me Caitlin O’Connor, me të cilën u njoh pasi kishte nisur procedurat e divorcit nga Vergara në vitin 2023. "Caitlin hyri në jetën time në momentin kur e kuptova qartë se ajo ishte rruga që duhej të ndiqja," – tha ai për revistën "People". Versus.al

Poll