Sot seancë për ndarjen e re territoriale, PD ka paralajmëruar protestë brenda e jashtë Kuvendit

Mblidhet sot Kuvendi, ku pritet të votohet për hartën e re territoriale të Shqipërisë. Opozita e kundërshton variantin e mazhorancës, e cila e ndan vendin në 46 bashki, dhe ka paralajmëruar protestë brenda e jashtë sallës së Kuvendit.

Në të njëjtën kohë së nis seanca, qytetarët do të mblidhen sërish përreth Parlamentit.

Policia është vendosur në terren, duke nisur nga Xhamia e Namazgjasë deri te Ministria e Brendshme, ndërsa është bllokuar edhe hyrja e parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç këtyre zhvillimeve, rendi i ditës parashikohet të jetë mjaft i ngjeshur, me 4 interpelanca, një me kërkesë të PD për ministrin e Brendshëm lidhur me proporcionalitetin e reagimit të policisë ndaj protestuesve. Dy të tjera, një e kërkuar nga socialisti Ermal Pacaj dhe një nga kreu i grupit të PL, Tedi Blushi, i drejtojnë pyetje ministrit Enea Karakaçi për autostradën Milot-Balldre dhe TEC-et lundruese në Vlorë, “Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blushi ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave për uljen e çmimeve të produkteve bazë dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse.

Në rend dite parashikohen edhe 8 projektligje të tjera veç “Territoriales” si dhe 2 projektvendime, një prej tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për “KAYO”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?