Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

    Informim dhe argëtim, ‘Tempulli i Dokumenteve’ në Drejtorinë e Arkivave takon teknologjinë dhe historinë

    “Mami im, Presidente e Kosovës”, Justina Shiroka-Pula merr urimin më të ndjerë për detyrën e re

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës
    Kryesore

    Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

    October 8, 2026
    Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

    Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në një seancë plenare me 18 pika në rendin e ditës. Në fokus janë katër interpelanca me ministra, reforma administrativo-territoriale, si dhe një sërë projektligjesh që prekin sektorë të ndryshëm.

    Bëhet e ditur se seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 5 tetorit dhe njoftimet. Më pas do të zhvillohet një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

    Në vijim janë parashikuar tre interpelanca të tjera. Dy prej tyre janë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara respektivisht nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Interpelanca e katërt është me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

    Një prej pikave kryesore të seancës është projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, që pritet të jetë një nga çështjet me më shumë interes në Kuvend.

    Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta, si dhe ndryshime në ligjet për bankat dhe sistemin e pagesave.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe ndryshime në ligjin për mbrojtjen e mjedisit, projektligjin për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale, si dhe ndryshime në legjislacionin për markat tregtare, patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.

    Një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit, prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

    Në fund të seancës do të shqyrtohet edhe një projektvendim për ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit, ndërsa deputetët do të kenë mundësi të diskutojnë edhe për çështje jashtë rendit të ditës.

    4 ministra deputetët diskutime parlamentare interpelanca interpelanca parlamentare Kuvendi i Shqipërisë ligje ministrat opozita parlamenti politika shqiptare punimet e Kuvendit Qeveria shqiptare Reforma Territoriale rendi i ditës seanca e sotme seanca parlamentare shqipëri territorialja zhvillime politike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

    October 8, 2026

    Informim dhe argëtim, ‘Tempulli i Dokumenteve’ në Drejtorinë e Arkivave takon teknologjinë dhe historinë

    October 8, 2026

    “Mami im, Presidente e Kosovës”, Justina Shiroka-Pula merr urimin më të ndjerë për detyrën e re

    October 8, 2026

    Rama largohet nga intervista me gazetarin amerikan, gjithçka zbulohet javën e ardhshme

    October 8, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.