LIVE UPDATES
Politike

"Evropa ka tolerancë zero ndaj korrupsionit"/ McGrath në prag të vizitës në Shqipëri: Me rëndësi pavarësia gjyqësore

Në një intervistë për DW, McGrath tha se SPAK ka arritur rezultate të konsoliduara në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Megjithatë, komisioneri ngriti shqetësime për përpjekjet për ndikim të padrejtë mbi institucionet e drejtësisë dhe presionin ndaj magjistratëve, përfshirë ata që punojnë në SPAK.

8 Tetor 2026, 09:07 Nga E. D
"Evropa ka tolerancë zero ndaj korrupsionit"/ McGrath në
Komisioneri i BE-së për Demokracinë, Drejtësinë dhe Shtetin Ligjor, Michael McGrath

TIRANË- Komisioneri i BE-së për Demokracinë, Drejtësinë dhe Shtetin Ligjor, Michael McGrath, në prag të vizitës në Shqipëri ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë gjyqësore dhe garantimit që institucione si SPAK të mund të vazhdojnë ta përmbushin mandatin në mënyrë efektive.

Në një intervistë për DW, McGrath tha se SPAK ka arritur rezultate të konsoliduara në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Megjithatë, komisioneri ngriti shqetësime për përpjekjet për ndikim të padrejtë mbi institucionet e drejtësisë dhe presionin ndaj magjistratëve, përfshirë ata që punojnë në SPAK.

Ai theksoi se sundimi i ligjit nuk matet vetëm me rezultatet e hetimeve, por edhe me aftësinë e institucioneve për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje. Sa i përket hetimit të zyrtarëve të lartë, McGrath nënvizoi se një sistem antikorrupsion duhet të jetë në gjendje të hetojë dhe ndjekë penalisht çdo person, pavarësisht statusit apo pozicionit të tij.

Ai tha gjithashtu se prioriteti është që institucionet e drejtësisë të kenë pavarësinë, profesionalizmin dhe burimet e nevojshme për të trajtuar edhe çështjet më sensitive. Duke folur për objektivin e Shqipërisë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, McGrath tha se vendi është ndër pararendësit e procesit të zgjerimit, por duhet të provojë se reformat e ndërmarra janë të qëndrueshme dhe japin rezultate afatgjata në praktikë.

Sipas tij, Shqipëria duhet të forcojë institucionet e pavarura, të vijojë rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të përmirësojë mekanizmat e kontrollit dhe balancës.

McGrath u ndal edhe te përgjegjësia politike për korrupsionin. Ai theksoi se përgjegjësia penale është individuale dhe përcaktohet nga autoritetet gjyqësore mbi bazën e provave, ndërsa përgjegjësia politike lidhet me detyrimin e zyrtarëve për të garantuar integritetin, parandalimin e korrupsionit dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Komisioneri bëri të ditur gjithashtu se BE-ja po forcon kuadrin e saj kundër korrupsionit dhe po përgatit Strategjinë e parë të BE-së kundër Korrupsionit. Sipas tij, standardet e reja do të kenë rëndësi edhe për vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë, e cila duhet të përafrojë legjislacionin dhe praktikat e saj me standardet evropiane.

Intervista e Michael McGrath për DW:

DW: Z. Komisioner McGrath, ju keni thënë se Evropa duhet të ketë "tolerancë zero” ndaj korrupsionit dhe se hetuesit duhet të jenë në gjendje të ndjekin provat pa ndërhyrje. A keni parë ndonjë arsye për shqetësim në Shqipëri kur bëhet fjalë për pavarësinë e hetimeve kundër korrupsionit?

Michael McGrath: Evropa ka tolerancë zero ndaj korrupsionit. Ne tashmë kemi në fuqi Direktivën kundër Korrupsionit dhe do t'i shtojmë përpjekjet për të luftuar korrupsionin duke paraqitur një Strategji të dedikuar kundër Korrupsionit më vonë gjatë këtij viti.

Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në forcimin e kuadrit të saj antikorrupsion, dhe SPAK-u ka ka arritur rezultate të konsoliduara në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij tregojnë se çfarë mund të japin institucionet e pavarura dhe të pajisura me burime të mjaftueshme, dhe ky ka qenë një aspekt i rëndësishëm i përparimit të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit nuk ka të bëjë vetëm me arritjen e rezultateve, por edhe me garantimin që institucionet të mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe të lira nga ndikimi i padrejtë, jo një herë, por vazhdimisht. Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit i vitit 2026 thekson shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me përpjekjet për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi institucionet e drejtësisë, si dhe retorikën negative dhe presionin e drejtuar ndaj magjistratëve, përfshirë ata që punojnë në SPAK.

Kjo është arsyeja pse, gjatë angazhimeve të mia në Shqipëri, do të nënvizoj rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë gjyqësore dhe garantimit që institucione si SPAK-u të mund të vazhdojnë ta përmbushin mandatin e tyre në mënyrë efektive.

DW: Zyra e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton gjithnjë e më shumë figura dhe zyrtarë të lartë politikë. A shihni ndonjë dobësi në sistem kur hetimet arrijnë nivelet më të larta të pushtetit?

Michael McGrath: Një nga testet më të rëndësishme të çdo sistemi antikorrupsion është aftësia e tij për t'i hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet në mënyrë të paanshme, pavarësisht nga pozicioni apo statusi i personave të përfshirë. Në këtë drejtim, SPAK-u ka arritur rezultate të konsoliduara në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Kjo është një arritje e rëndësishme.

Prioriteti tani është të garantohet që institucionet përgjegjëse për këto hetime të mund të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe me burime të mjaftueshme. Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit i vitit 2026 nxjerr në pah shqetësimet në lidhje me përpjekjet për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi institucionet e drejtësisë, si dhe presionin e drejtuar ndaj magjistratëve, përfshirë ata që punojnë në SPAK. Kjo nënvizon rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve, veçanërisht kur merren me në trajtimin e çështjeve sensitive.

Një angazhim i fortë për të luftuar korrupsionin është thelbësor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo kërkon vullnet politik, vendosmëri në të gjitha nivelet e qeverisjes, si dhe një angazhim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Kriteri përmbyllës për antikorrupsionin kërkon nga Shqipëria të rrisë kapacitetet operacionale, të demonstrojë rezultate të konsoliduara dhe të qëndrueshme, si dhe të konsolidojë kuadrin për parandalimin e korrupsionit.

Këta janë hapa të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe Komisioni do të vazhdojë ta monitorojë progresin nga afër.

DW: Kryeministri Edi Rama thotë, se Shqipëria synon të jetë gati për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Nga perspektiva juaj, cila është gjëja më e rëndësishme që Shqipëria duhet ende të provojë përpara se progresi i saj të konsiderohet i pakthyeshëm?

Michael McGrath: Shqipëria është ndër vendet pararendëse në procesin tonë të anëtarësimit. Vendi ka bërë një rrugë të gjatë, veçanërisht me transformimin e sistemit të drejtësisë dhe ndërtimin e institucioneve më të forta. Çelësi tani është të tregohet se këto reforma janë të qëndrueshme dhe japin rezultate afatgjata në praktikë.

Kjo do të thotë institucione të pavarura që mund të veprojnë pa ndërhyrje të panevojshme, rezultate të konsoliduara dhe vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mekanizma më efektive kontrolli dhe balancash. Kjo do të thotë gjithashtu të garantohet që reformat zbatohen në mënyrë të vazhdueshme dhe transparente, dhe që qytetarët të mund të shohin ndikimin e tyre.

Kjo është faza tjetër e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit: ruajtja e vrullit të reformave dhe demonstrimi se ato japin rezultate në praktikë. Në fund të fundit, është qëndrueshmëria dhe cilësia e këtyre rezultateve që do të përcaktojnë se sa shpejt mund të ecë përpara Shqipëria drejt anëtarësimit në BE.

DW: Kur bëhet fjalë për korrupsionin e nivelit të lartë, a është përgjegjësia penale vetëm individuale apo ekziston edhe përgjegjësia politike dhe institucionale?

Michael McGrath: Korrupsioni në nivelet më të larta godet në zemër të demokracisë. Ai gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet e tyre dhe minon vetë idenë se të gjithë janë të barabartë para ligjit. Përgjegjësia penale, sigurisht, është individuale dhe duhet të përcaktohet nga autoritetet gjyqësore kompetente bazuar në prova dhe në një proces të rregullt ligjor. Por përgjegjësia politike shkon më tej. Atyre që mbajnë poste publike u është besuar interesi publik. Ata kanë për detyrë të udhëheqin përmes shembullit: të ndërtojnë një kulturë integriteti, të përballen me rreziqet e korrupsionit, si dhe të garantojnë që institucionet e pavarura të drejtësisë të mund ta bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje.

Kjo është arsyeja pse lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë nuk ka të bëjë vetëm me rastet individuale. Ajo ka të bëjë edhe me pasjen e mekanizmave të fortë parandalues, mekanizmave efektivë të kontrolleve dhe balancave, si dhe institucioneve me kapacitetin dhe pavarësinë për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin kudo që ndodh. Rezultatet e arritura nga SPAK-u tregojnë se çfarë mund të bëjnë institucionet e pavarura dhe të pajisura me burime të mjaftueshme.

Për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të dy dimensionet kanë rëndësi: përgjegjësia individuale për sjelljen kriminale dhe forcimi i vazhdueshëm i kuadrit institucional që parandalon korrupsionin dhe garanton që askush të mos jetë mbi ligjin.

DW: BE-ja po e forcon kuadrin e saj kundër korrupsionit dhe po harton një Strategji të re kundër Korrupsionit. Çfarë do të thotë kjo në praktikë për vendet kandidate si Shqipëria?

Michael McGrath: BE-ja po ngre vetë standardin e saj në luftën kundër korrupsionit. Direktiva e re e BE-së për luftën kundër korrupsionit, e cila hyri në fuqi në maj të këtij viti, përcakton standarde të përbashkëta më të forta për parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e korrupsionit, duke përfshirë kërkesa më të forta për mjete efektive hetimore dhe masa parandaluese. Duke u bazuar në këtë moment historik, Komisioni po përgatit edhe Strategjinë e parë të BE-së kundër Korrupsionit, e cila do të ofrojë një qasje më gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Për vendet kandidate, kjo ka rëndësi në dy mënyra. Së pari, këto standarde do të bëhen pjesë e acquis të BE-së me të cilën Shqipëria duhet të përafrohet dhe ta zbatojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Së dyti, kjo dërgon një mesazh të qartë: ne nuk po u kërkojmë partnerëve tanë të bëjnë asgjë që nuk ia kërkojmë edhe vetes. Kjo është edhe arsyeja pse Shqipëria tani mbulohet nga Raporti ynë vjetor për Sundimin e Ligjit, së bashku me 27 Shtetet Anëtare.

Procesi i anëtarësimit bazohet në meritë dhe ajo që ka rëndësi në fund janë rezultatet. Kjo do të thotë të kesh institucione të forta, të pavarura dhe me burime të mjaftueshme, si dhe të ofrosh rezultate të qëndrueshme. Kjo do të thotë përparim i vazhdueshëm me hetimet financiare dhe rikuperimin e aseteve. Kjo do të thotë gjithashtu një parandalim që përfshin gjithë sektorët më të prekshëm nga korrupsioni, përmes vlerësimeve të rrezikut dhe masave të integritetit.

Kjo punë është thelbësore për procesin e zgjerimit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e ngulitur fort në gjithë kapitujt përkatës të negociatave, me progresin e matur përmes zbatimit efektiv dhe një historiku të qëndrueshëm përpara se të mbyllen kapitujt. Objektivi është i qartë: të garantohet që reformat e miratuara në letër të përkthehen në rezultate të qëndrueshme në praktikë./Dosja.al

michael mcgrath

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen shtatë persona

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar

Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina

Rama në zyrë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, policia rrethon godinën

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë