Ndryshe nga qëndrimi i opozitës lidhur me shkrirjen e 15 bashkive pasi do të cenojë identitetin dhe shërbimet ndaj qytetarëve, socialistët vijojnë me argumentin se reforma territoriale do të jetë në dobi të qytetarëve.

Deputetja e PS në Elbasan, Aulona Bylykbashi ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shprehet se identitetet jetojnë në njerëz ndërsa bashkitë më të mëdha ofrojnë më shumë mundësi e kapacitete.

“Nëse nesër do të ndryshojnë kufijtë e bashkisë suaj, a do të ndryshonte kjo kush jeni? Identitetet nuk jetojnë në harta, ato jetojnë në njerëz. Qytetet nuk ndahen nga vija, lidhen nga rrugët, nga puna, nga shkolla, nga familjet. Një bashki më e madhe nuk do të thotë më pak identitet, do të thotë më shumë mundësi. Kur bashkohen kapacitetet, nuk humbet askush sepse historia nuk njeh kufij administrativë, ajo njeh njerëz. Reforma territoriale nuk do të ndryshojë identitetet. Ajo synon të përmirësojnë ndjeshëm jetën e qytetarëve”, thotë Bylykbashi.


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’ sot në Kuvend/ PS në kërkim të 84 votave, mbledh grupin! Opozita: Ndal shpopullimit, Rama ‘ekzekuton’ 15 bashki