I ftuar në një lidhje Skype në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, analisti Sami Nezaj foli për reformën e re territoriale dhe pasojat e reformës së vitit 2014.
Nezaj deklaroi se krahasimi i të dhënave të vitit 2025 me periudhën para reformës, tregon se objektivat e reformës së 2014-ës nuk janë përmbushur në menaxhimin e bashkive, në aspektin social dhe atë ekonomik e financiar.
Analisti tha se reforma e re vijon të njëjtën logjikë të reduktimit të njësive vendore, pa adresuar problematikat e krijuara nga reforma e mëparshme, ndërsa mund të thellojë shpopullimin dhe përqendrimin e popullsisë në pak qytete.
Nezaj e lidh këtë situatë edhe me dobësimin e demokracisë vendore dhe paralajmëron se protesta kundër reformës territoriale mund të shkojë përtej kundërshtimit të kësaj nisme dhe të shndërrohet në një reagim më të gjerë qytetar ndaj qeverisjes.
Pjesë nga intervista:
Reforma e vitit 2014, në raport me periudhën para reformës, duhet të ketë parasysh vitin 2025, dhe 2014 të tregon më së miri të gjitha të dhënat, tregon më së miri se reforma ka dështuar në të gjitha qëllimet e saj, qoftë në qëllimet e menaxhimit, qoftë në qëllimet e socializimit të bashkive dhe qoftë në qëllimet ekonomike apo financiare të këtyre bashkive.
Kështu që, në këtë kontekst, reforma e re praktikisht është vijimi i reformës së vjetër, ka të njëjtën tendencë, ngushtimin e numrit të bashkive dhe njësive, çka do të thotë se të gjitha problemet të cilat janë krijuar për shkak të ngjeshjes së bashkive, ndoshta në raport me reformën kemi të zhdukura ose të hequra rreth 370 njësi lokale, do të thotë se kjo reformë e re nuk adreson problematikat të cilat kanë lindur nga reforma e vitit 2014 dhe, përveç asaj, përforcon edhe më shumë pasojat, jo thjesht pasojat e menaxhimit apo pasojat ekonomike, por pasojat e ndryshimeve në konstruktet sociale të vendit, të cilat kanë sjellë shpopullimin, braktisjen dhe përqendrimin e madh vetëm në 2-3 qytete të vendit.
Kështu që, si fillim, pasojat e reformës së vitit 2014, por edhe të reformës e cila propozohet sot në parlament, janë pasoja politike të cilat kanë të bëjnë me ndryshimin, adresime të tilla ekonomike të cilat synojnë edhe ndryshimin e pozicioneve politike të qytetarëve dhe, ndërkaq, ia dalin që të rrënojnë deri diku demokracinë vendore.
Duke rrënuar demokracinë vendore, në fakt, bllokojnë edhe vendimmarrjen e lirë të qytetarëve.
Sot është lajmëruar një protestë. Në fakt, protesta është e lidhur drejtpërdrejt me votimin e ligjit për reformën e re territoriale, por duhet të them se qytetarët i kanë të gjitha mundësitë që të artikulojnë edhe problematikat e tjera, pasi reforma territoriale nuk është asgjë tjetër veçse pjesë e keqqeverisjes së Partisë Socialiste dhe qeverisë së saj në këto 14 vite.
Ashtu siç ndodhi me protestën, e cila nisi në Zvërnec për një arsye etike fillimisht dhe u zgjerua pastaj në të gjithë vendin dhe mori përmasat e një institucioni në Tiranë, duhet theksuar se edhe sot të gjitha kapacitetet e inatit ose zemërimit të qytetarëve janë të tilla, sa mund të kthehen nga një protestë për reformën territoriale, mund të kthehet kundër qeverisë në përgjithësi.
© SYRI.net
100 mln euro për ‘Chek-Up’/ Jakaj: Ku është përfitimi i qytetarëve? Beqja ‘djallëzor’, ndryshoi ligjin e barnave
'Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij', thirrja e Berishës: Të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit!
Komisioneri i BE-së 'godet' Ramën: Përgjegjësia politike shkon përtej përgjegjësisë personale