Flash

Reforma territoriale sot në Kuvend, PS mbledh grupin parlamentar, merr pjesë edhe Rama

Lapsi.al 8 October 2026

Reforma territoriale sot në Kuvend, PS mbledh grupin parlamentar, merr

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot në orën 09:00, në sallën e seancave plenare, rreth një orë para nisjes së seancës së Kuvendit.

Në qendër të diskutimeve mësohet të jetë reforma administrativo-territoriale, për të cilën socialistët synojnë të votojnë sot draftin që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Për miratimin e reformës nevojiten 84 vota në Kuvend. Drafti ka hasur edhe kundërshtime brenda grupit socialist, pasi deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë shprehur rezerva dhe kanë votuar kundër draftit në mbledhjen e mëparshme të grupit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa reforma territoriale është pika e shtatë e rendit të ditës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI