
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide, i cili u pozicionua në korrik të këtij viti kundër reformës territoriale, duket se po nxiton për të finalizuar disa afera të fundit korruptive, plaçkitje dhe qoka para shkrirjes së pritshme të bashkisë që drejton që nga viti 2023, çka do të zeronte mundësinë për të garuar për një mandat tjetër në 2027. I akuzuar nga SPAK-u se ka favorizuar grupet kriminale në kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh në Policinë e Gjirokastrës, por i shpallur i pafajshëm nga gjykata, Hide po përgatit terrenin për një aferë me një tender 2.4 milionë euro.

Disa sinjalizime dhe evidenca ngrenë dyshime të forta se Leonard Hide ka paracaktuar me pazar në tavolinë fituesin e tenderit për rikonstruksionin e hidrovorit kryesor dhe i kanaleve vaditëse të Bashkisë Libohovë, me fond limit rreth 2.4 milionë euro. Tenderi është shpallur në 2 tetor 2026, por fituesi mësohet se është paracaktuar që në korrik, ku synohet të përvetësohen dhe ndahen të paktën 700 mijë euro. Bëhet fjalë për një biznesmen, lidhje klienteliste e kryebashkiakut Hide, pjesë e disa dosjeve të SPAK për manipulim të procedurave tenderuese, mashtrim, falsifikim dhe korrupsion.
Kompania e piketuar nga Hide për të fituar tenderin është e skeduar për manipulim të procedurave tenderuese, paraqitje të të dhënave të rreme, falsifikim dokumentesh, mashtrim me zbatimin e kontratave publike me zëra fiktivë dhe situacione false, korrupsion dhe pastrim parash. Kompania, për të cilën do të flasim më në detaje në vijim, mësohet se ka bashkëpunuar me kryebashkiakun Hide për ‘qepjen’ e kritereve të tenderit si kostum për veten e saj dhe për të përjashtuar kompani pretendente.

Hide me grupin e tij në bashki ka vendosur disa kritere qesharake dhe pa lidhje me objektin e tenderit, por që i përshtaten kompanisë së paracaktuar dhe nga ana tjerër penalizon konkurrentët. Për shembull, është vendosur si kriter që operatori ekonomik duhet të ketë një inxhinier agronom kur objekti i tenderit nuk ka lidhje me kulturat bujqësore, pasi nuk do kultivohen bimë dhe as nuk do krasiten pemë, por do rikonstruktohet hidrovori dhe kanalet vaditëse. Inxhinieri agronom është vendosur si kriter meqenëse plotësohet nga kompania e paracaktuar fituese dhe nxjerrë jashtë loje shumë kompani të tjera ndërtimi.

Është vendosur si kriter tre inxhinierë hidroteknikë meqenëse kompania e paracaktuar ka shumë të tillë. Do të mjaftonte një inxhinier hidroteknik. Nga ana tjetër, kërkohet koordinator saldimi thua se po ndërtohet Kulla Eiffel në Libohovë, kur konstruksionet metalike janë tejet të kufizuara. Kërkohet që kompania të ketë mbi 200 punonjës dhe madje 60 betonues, kritere të ekzagjeruara që i plotëson vetëm kompania e paracaktuar fituese, madje me ofertë fituese sa fondi limit.
Kriteri më absurd në funksion të skemës së korrupsionit është që kompania duhet të ketë 10 kopshtarë thua se objekti i tenderit nuk do ishte pastrimi i kanaleve dhe hidrovorit, por gjelbërimi i qytetit. Në funksion të manipulimit të procedurës tenderuese, në dokumentet e tenderit janë shkruar marrëzira, të cilat kanë elemente penale. Duket se përqindja nga ky tender ia ka errësuar sytë kryebashkiakut Hide, ndërsa mbetet për t’u parë nëse SPAK dhe BKH po e monitorojnë këtë aferë të dyshuar korruptive./Prapaskena
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Tetor08:20
Aksident i rëndë aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 7 persona, mes tyre edhe fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan.
S...
AKTUALITET
8 Tetor07:29
Parashikimi i motit për sot, 8 tetor 2026
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si d...
AKTUALITET
7 Tetor22:58
Investigimi demaskon gënjeshtrën e Ardi Veliut/Ja si qeveria favorizon Ron Yeffet për armët
Emisioni investigativ Plug u transmetua në Syri TV më 7 tetor 2026.
Jo pa qëllim e risollëm këtë përshkrim të biznesmen...
AKTUALITET
7 Tetor22:52
“Epsteini shqiptar”/ Cakrani nuk përmbahet ndaj Adi Hilës: Shpifësirë, 150 kile! Duhet të bëjë burg
Një debat i fortë televiziv ka shpërthyer pas skandalit që përfshin kompozitorin Adrian Hila, i cili po hetohet nga policia lidhur me d...
AKTUALITET
7 Tetor22:44
Në 1 vit Rama i dha 32 mln euro Ron Yeffet! Ja si përdoren paratë
Ron Yeffet, një personazh kontravers, i dëbuar edhe nga vendet afrikane me dyshimet për përfshirje në afera korruptive, i akuzur në...
AKTUALITET
7 Tetor22:27
Dibër/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 7 të plagosurit drejt Traumës
Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur "Shkolla e Dovolanit" në aksin Peshkopi - Maqellarë.
Ngjarja ka ndodhur në orën...
AKTUALITET
7 Tetor22:22
Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar
Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët.
Zjarri i ...
AKTUALITET
7 Tetor22:14
Protesta te Kryeministria/ Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina
Policia ka arrestuar aktivistin, Edison Lika pasi ka goditur me vezë makinën që ka dalë nga godina e Kryeministrisë.
Protestuesit u ve...
AKTUALITET
7 Tetor21:48
EMRI/ U mor përpara nga një automjet, kush është 18-vjeçari që ndërroi jetë në Korçë
Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një 'Benz' në afërsi të fshatit Bulgarec të Kor&ccedi...
AKTUALITET
7 Tetor21:43
Gruaja më e vjetër në Shqipëri, 117-vjeçares i dhjetëfishohet pensioni
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim për një shtesë pensioni për personin më...