Shembet pjesërisht pallati 7-katësh në Stamboll, 8 persona nxirren të plagosur nga rrënojat
Një pallat shtatëkatësh është shembur pjesërisht në lagjen Cevizli, në zonën Maltepe të Stambollit, duke shkaktuar plagosjen e të paktën tetë personave.
Pas shembjes është nisur një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, ku janë angazhuar zjarrfikës, ekipet e AFAD-it (Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave), UMKE (Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor) dhe forcat e policisë.
Sipas mediave turke, banorët që ndodheshin në katet e sipërme dhe që nuk u prekën nga shembja janë evakuuar nga ndërtesa për arsye sigurie. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet nën rrënoja, ku dyshohet se ndodheshin persona të bllokuar.
Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, deklaroi se gjashtë persona janë nxjerrë nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Më herët, ekipet e shpëtimit kishin arritur të vendosnin kontakt me disa prej personave të bllokuar.
Sipas autoriteteve, asnjë prej personave të plagosur nuk është në rrezik për jetën.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar 175 zjarrfikës me 56 automjete, 25 pjesëtarë të AFAD-it me pesë automjete, si dhe dy qen të trajnuar për kërkim-shpëtim.
#SONDAKİKA | İstanbul’un Maltepe ilçesinde 7 katlı bir binanın ilk iki katı henüz belirlenemeyen bir nedenle çöktü. Binanın üst katlarında mahsur kalan kişiler ekiplerin çalışmasıyla tahliye edilirken, çöken bölümlerde arama kurtarma çalışması başlatıldı. https://t.co/hkoFYMOVpg
— Sözcü (@gazetesozcu) October 8, 2026
Pagat reale pritet të bien në ekonomitë kryesore europiane, Gjermania bën përjashtim
Çmimi i naftës rritet mbi 102 dollarë, tensionet me Iranin tronditin tregjet
Protestat në Francë, Burimi: Qeveria, kafshë e plagosur
- 09:24 Reforma territoriale sot në Kuvend, PS mbledh grupin parlamentar, merr pjesë edhe Rama
- 09:17 Vlorë, vatër zjarri në kodrën e lagjes “15 Tetori”, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 09:04 Pagat reale pritet të bien në ekonomitë kryesore europiane, Gjermania bën përjashtim
- 08:56 Ambasada e Gjermanisë “thellësisht e shqetësuar” për Ligjin për Specialen
- 08:05 Bllokohet në rrjedhën e Devollit, zjarrfikësit shpëtojnë të riun
- 08:00 Çmimi i naftës rritet mbi 102 dollarë, tensionet me Iranin tronditin tregjet