Rama jep lajmin: Filmi "Dimri i fundit" do restaurohet (VIDEO)

8 Tetor 2026, 13:36Kulturë TEMA
Rama jep lajmin: Filmi "Dimri i fundit" do restaurohet (VIDEO)

Filmi shqiptar “Dimri i fundit” do të rikthehet për publikun i restauruar, falë punës së realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit për ruajtjen e trashëgimisë kinematografike shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale disa fragmente nga puna që po kryhet në AQSHF për restaurimin e këtij filmi, por edhe disa materialeve të tjera, duke e konsideruar këtë një punë të çmuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kinematografike, që i jep jetë kujtesës dhe u mundëson brezave të rinj të njohin nga afër historinë, artin dhe vlerat e kinemasë shqiptare.

Restaurimi i filmit “Dimri i fundit” përfaqëson një punë të rëndësishme në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, duke i dhënë jetë kujtesës filmike kombëtare.

Rikthimi i filmit në versionin e restauruar pritet të sjellë sërish para publikut një vepër me rëndësi në historinë e kinematografisë shqiptare. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje