Aksidenti me 7 të plagosur në Maqellarë-Peshkopi, mes tyre dhe fëmijë, çfarë dihet deri më tani?

Aktualitet

Aksidenti me 7 të plagosur në Maqellarë-Peshkopi, mes tyre dhe
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan.

Si pasojë e aksidentit, 7 persona kanë mbetur të plagosur. Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe më pas janë nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuar me 6 ambulanca të spitalit të Peshkopisë.

Sipas të dhënave paraprake, 5 prej të plagosurve janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë, ndërsa disa prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e aksidentit

ME TE LEXUARAT