Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Socialistët pritet të kalojnë të vetëm shkrirjen e bashkive, Sali Berisha fton demokratët t'i bashkohen protestës: Përtej çdo bindje politike, t'i dalim zot interesit qytetar

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët pritet të kalojnë të vetëm shkrirjen e
FotoArkive: Sali Berisha ne nje proteste te PD

Lideri demokrat Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve dhe gjithë qytetarëve të Tiranës, që t'i bashkohen protestës përpara Parlamentin, në orën 10:00, pasi socialistët pritet të kalojnë të vetëm Reformën Administrativo-Territoriale, e cila do të shkrijë 15 bashki.

"Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t'i dalim zot interesit qytetar", shkruan Sali Berisha

Për ta kaluar projektligjin, nevojiten 84 vota, të cilat socialistët rrezikojnë të mos i plotësojnë, pasi dy prej ligjvënësve të majtë, Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe e kanë kundërshtuar ndarjen e re. Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar protestë në sallë dhe jashtë saj.

Edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka deklaruar votën kundër draftit të PS-së.

Në sheshin përpara Parlamentit, pritet të jenë si çdo herë edhe qytetarët që i janë bashkuar të ashtuquajturit "revolucioni flamingo". Simbol i protestës së tyre janë bërë goditjet me vezë ndaj ligjvënësve.

Policia e Shtetit, në anën tjetër, ka marrë masa të forta sigurie për të garantuar rendin dhe sigurinë jashtë godinës së Parlamentit, ndërsa për pjesën e brendshme kujdeset Garda e Republikës.

Bashkitë që shkrihen dhe bashkohen:

  • Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë
  • Klos + Mat → Bashkia Mat
  • Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë
  • Dimal + Poliçan + Berat → Bashkia Berat
  • Patos + Fier → Bashkia Fier
  • Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë
  • Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë
  • Maliq + Korçë → Bashkia Korçë
  • Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet
  • Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë
  • Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër
  • Cërrik + Belsh + Elbasan → Bashkia Elbasan
  • Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese