Ambasada amerikane: Arrestohet në Rinas një shtetas nga Ukraina, ja për çfarë akuzohet
Një person nga Ukraina është arrestuar në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e SHBA në Tiranë, ku përmes një postimi në rrjetin social bëhet me dije se personi është ndaluar në aeroportin e Rinasit.
Anatolii Streletskyi kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.
Arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të sigurisë dhe hetimit. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për nisjen e procedurave të ekstradimit.
Postimi i plotë:
Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.
Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.
Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona.




