E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarm në Bavari, një puma endet pranë aeroportit të Mynihut, në kërkim me dronë dhe helikopter

Alarm është dhënë në Bavari, pasi një kafshë e madhe, që dyshohet se mund të jetë pumë, është parë në afërsi të aeroportit të Mynihut. Policia ka nisur një operacion të gjerë kërkimi, duke përdorur dronë dhe helikopter, por deri më tani nuk ka arritur ta lokalizojë kafshën.

Raportimi i parë ka ardhur nga zona Notzinger Moos, në komunën Oberding, në rrethin e Erdingut. Një gjuetar thuhet se e ka dalluar kafshën përmes një pajisjeje për shikim natën dhe ka regjistruar pamje, të cilat më pas janë shqyrtuar nga një specialist. Vlerësimi fillestar ishte se kafsha mund të jetë një pumë.

Reklamë

Pas njoftimit, forca të shumta policore kanë kontrolluar zonën pyjore, ndërsa në kërkim janë angazhuar një helikopter dhe dronë. Megjithatë, deri tani nuk janë gjetur gjurmë që të konfirmojnë praninë e kafshës. Autoritetet planifikojnë ta vijojnë kërkimin gjatë natës, duke përdorur dronë me kamera termike, veçanërisht në zonën ku është bërë vëzhgimi i parë.

Banorëve u është kërkuar të tregojnë kujdes dhe, nëse e shohin kafshën, të mos i afrohen, por të njoftojnë menjëherë policinë. Gjithashtu, këshillohet që qentë të mbahen të lidhur gjatë shëtitjeve dhe fëmijët e vegjël të mos lihen pa mbikëqyrje në ambiente të jashtme.

Autoritetet theksojnë se për momentin nuk ka arsye për panik, ndërsa mbetet ende e paqartë se nga ka ardhur kafsha dhe nëse ajo ka një pronar. Policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për një pumë dhe hetimet për identifikimin e saj vijojnë. :::

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.