Axios: Pentagoni përgatitet të rikthejë sulmet në Iran, Trump ende pa një vendim Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e San Paolo, në provincën e Brescias në Itali, pasi një 13-vjeçar ka ndërruar jetë pas dy ditësh në gjendje kritike, si pasojë e një arresti kardiak.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në oratorion e Cremezzanos, ku i mituri po luante futboll me disa shokë dhe bashkëmoshatarë. Në një moment, ai u rrëzua papritur në fushë dhe pësoi arrest kardiak.
Një grua që ndodhej pranë tij ndërhyri menjëherë dhe i kreu për një kohë të gjatë masazh kardiak, deri në mbërritjen e ndihmës së specializuar.
Më pas, 13-vjeçari u transportua me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, ku iu nënshtrua trajtimit intensiv. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua nga ora në orë dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ai ndërroi jetë pas dy ditësh.
Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe në komunitetin e San Paolo dhe te familjarët, miqtë dhe bashkëmoshatarët e të riut.
Top Channel