Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e Valon Llukës, ish-ortaku që Behgjet Pacolli e akuzon se i ka vjedhur miliona euro dhe donte t'i merrte Aeroportin e Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e Valon Llukës, ish-ortaku
Valon Lluka me avokatin e tij dje ne Polici - Behgjet Pacolli

Valon Lluka, ish-ortaku i biznesmenit Behgjet Pacolli dhe ish-drejtori i kompanisë së tij "Mabetex", që tentoi t'i merrte Aeroportin e Vlorës, është arrestuar nga Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tij në një kompani, duke lidhur kontrata të dëmshme dhe duke ofruar raporte të rreme, përmes të cilave dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu, sipas Policisë së Kosovës, Valon Lluka dyshohet se përmes faturave të rreme e ka dëmtuar kompaninë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka keqpërdoruar pozitën e tij- autorizimin e një kompanie duke lidhur kontrata të dëmshme. I njëjti ka ofruar raporte të rreme, ku dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Gjithashtu i dyshuari për mes faktuarave të rreme e ka dëmtuar kompaninë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Vetë, Behgjet Pacolli e ka akuzuar ish-ortakun e tij dhe një nga njerëzit më të besuar që kishte, se i kishte vjedhur me mijëra, në mos miliona euro. Valon Lluka tentoi t'i merrte Aeroportin e Vlorës biznesmenit dhe tani rasti është në Arbitrazh.

Ja për çfarë e ka akuzuar Behgjet Pacolli ish-besnikun e tij Valon Lluka:

Valon Lluka, ish-drejtor i Mabetex Holding, dhe ish-administrator i VIA-s, ndaj të cilit janë paraqitur kallëzime në Prokurorinë në Prishtinë për dyshime serioze për abuzime dhe keqpërdorim të detyrës, (me kompaninë

Presteel, Fabriken e këpurdhave ne Mitrovicë etj) rezulton i përfshirë edhe në një rast tjetër të rëndë.

Sipas dokumentacionit të verifikuar, ai kishte URDHËRUAR  vartësit e tij, në një kompani të grupit që administronte, të kryenin një pagesë prej mbi 1.500.000 eurosh, pa dëshmi se shërbimet ishin kryer dhe pranuar, siç kërkohej shprehimisht nga kontrata.

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2025 ky Valon Lluka , nga kompanitë e Grupit Mabetex kishte  bërë pagesa prej rreth 1.600.000 eurosh në kompanië Alhami në Abu Dhabi, mbi bazën e faturave për shërbime që, nuk kishin ndodhur.

Gjykata në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuar, mbasi verifikoi së Valon Lluka kishte bërë pagesa me faktura fiktive, ne fillim të Gushtit 2026 shpalli Aktvendimin denues duke urdhëruar kthimin e këtyre mjeteve në favor të Grupit Mabetex.

Nga Mombasa, Kenia, ishin paguar në llogaritë e Valon Llukes ne Emirate dhe në Riga shuma të konsiderueshme nga perfitimet abuzive qe janë duke u hetuar.

Kundër Valon Llukës në emirate po hetohet edhe liquidimi i Mabetex Emirate pa autorizim dhe ne dam te grupit Mabetex duke perdorur referencat  e

kesaj të fundit ne favor të kompanise se tij qe kishte formuar atje sa ishte i punsuar ne Mabetex.

Atje po zhvillohët edhe nje proces tjetër penal per mashtrime tjera kundër tij.

Për mashtrimlt rreth Aeroportit të Vlorës,  shpresoj se do të trajtohën nga gjykatat e Tiranës pa anshmeri.

Në Kosovë  poashtu shpresoj të tregoj drejtësija ( ashtu si ne Emiratet e Bashkuara) dhe t’i hetojnë deri në fund të gjitha këto raste dhe të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore për dëmin e shkaktuar nga keto veprime ilegale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese