
Cristiano Ronaldo ka qenë personazhi kryesor në listën e urimeve dhe mesazheve të shumta për Lionel Messin pasi ky i fundit luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren e Argjentinës.
Portugezi nuk ngurroi t’i shkruante Messit një mesazh ku i shprehte respektin e madh për historinë që po lë pas në botën e futbollit.
“Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të zgjasë përgjithmonë. Ke të gjithë respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën. Përqafime,”- shkruan Ronaldo. Versus.al

