Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Kuvendit, në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme, teksa në Parlament po zhvillohet seanca plenare.
Protestuesit kanë nisur të shprehin kundërshtimin e tyre për zhvillimet politike dhe reformën territoriale, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje si “Parlamenti i mafias!”, “Poshtë narkoshteti!” dhe “Nuk na përfaqësoni”.
Policia ka marrë masa të shtuara sigurie në zonën përreth Kuvendit, ndërsa barriera metalike janë vendosur përpara godinës për të kufizuar afrimin e protestuesve. Forca të shumta policie ndodhen gjithashtu në terren.
Numri i forcave të rendit në këtë protestë është rritur me rreth 1500 efektivë në gadishmëri. Ndërkohë që as PD as qytrtarët nuk kanë njoftuar zyrtarisht në polici për protestën.













