Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë ...
"Rama është kthyer në avokat të..."/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkosh...
"Stabilitet institucional"/ Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerë...
Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), përfshirë Administratoren e TIA-s, Marsida Pallko, Drejtorin Operacional Piervittorio Farabbi, si dhe Drejtoren e Përgjithshme të AKT-së, Jola Hysaj.

TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) kanë formalizuar ditën e sotme bashkëpunimin për të nxitur promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe për të kontribuar në rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë.
Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), përfshirë Administratoren e TIA-s, Marsida Pallko, Drejtorin Operacional Piervittorio Farabbi, si dhe Drejtoren e Përgjithshme të AKT-së, Jola Hysaj.
Në fokus të bashkëpunimit është zhvillimi i nismave të përbashkëta të marketingut, promovimi i linjave ajrore dhe mbështetja për hapjen e destinacioneve dhe linjave të reja ajrore drejt Shqipërisë. Palët do të shkëmbejnë të dhëna dhe informacion mbi trafikun ajror, destinacionet, tregjet turistike, strukturat akomoduese, agjencitë turistike dhe operatorët turistikë, duke krijuar një bazë më të mirë për identifikimin e tregjeve me potencial të lartë.
Bashkërendimi i përpjekjeve do të fokusohet në zhvillimin e tregjeve të reja turistike dhe hapjen e destinacioneve të reja direkte, përmes bashkëpunimit me linjat ajrore, operatorët turistikë dhe bordet turistike ndërkombëtare. Palët do të koordinojnë nisma të përbashkëta promovuese, pjesëmarrjen në panaire dhe aktivitete ndërkombëtare, organizimin e udhëtimeve familjarizuese dhe fushatave me influencerë, si dhe shkëmbimin e të dhënave mbi tregjet, trafikun ajror dhe potencialin turistik, me synim rritjen e numrit të vizitorëve dhe diversifikimin e tregjeve të turizmit.
Në kuadër të këtij partneriteti, TIA dhe AKT do të angazhohen edhe në takime me kompani ajrore, operatorë turistikë dhe borde turistike ndërkombëtare, me synim zgjerimin e rrjetit të fluturimeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e turizmit.
Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjen mes transportit ajror dhe zhvillimit të turizmit, duke e bërë Shqipërinë më të aksesueshme dhe më të promovuar në tregjet ndërkombëtare dhe duke ofruar një përvojë më të plotë për vizitorët që zgjedhin vendin si destinacion.
pamjet TIRANË- Protestuesit kanë nisur grumbullimin, ndërkohë policia ka 'blinduar' zona te Ministria e Brendshme. Siç shihet n...
foto ilustruese RINAS- Një shtetas ukrainas i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit është arrestuar në Aeroportin Nd&eu...
pamjet TIRANË- Policia ka 'blinduar' me gardh metalik zonën përreth Parlamentit, pasi qytetarët kanë paralajmëruar portesta ...
pamjet nga protesta TIRANË- Qytetarët kanë paralajmëruar sot protestë, ndërkohë që zhvillohet edhe seanca plenare....
Një protestues i mbështjellë me flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndron pranë selisë së...
TIRANË- Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026 kanë shënuar një realizim prej vetëm 34% të bu...
TIRANË- Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri në shtator 2026 në platformat online të kompanisë, n...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përsëri të pandryshuar normën...
TIRANË- Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira ...