Marrëveshja për presidenten e Kosovës, Hisen Berisha: Ky kompromis nuk i garanton askujt asgjë...

Marrëveshja për presidenten e Kosovës, Hisen Berisha: Ky kompromis nuk i garanton askujt asgjë...

09:50, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ ka qenë Hisen Berisha i cili ka komentuar situatën në Kosovë pas zgjedhjes së presidentes dhe marrëveshjes se LVV me PDK.

Flavio Qarri: Çfarë fitoi me të vërtetë Kosova dhe a është një krizë tashmë e tejkaluar?

Hisen Berisha: Tani e para e punës, ky kompromis me PDK unë mendoj që nuk i garanton askujt asgjë. Shumë shpejt do të fillojnë ‘dhomat’ të operojnë në nivelin e Apelit dhe do të shohim çarjet e reja që të do të sjellë. Na jemi këtu. Brenda një nate nuk ndryshohet gjithçka, nuk ndryshojnë principet dhe vetitë e njerëzve. Ministrja e drejtësisë është personi që as nuk ishte në seancë kur u votua ligji, po dihen arsyet.

Vetë është ky kryeministër që ka bërë akuza kundër Hashim Thaçit brenda sallës së Parlamentit dhe thirrje trupës diplomatike. Dmth, unë mendoj se kjo situatë në Kosovë nuk duhet me u lexu si kompromis, por është një veprim amorf i cili nuk erdhi nga tavolinta e bisedimeve, ju e dini se bisedimet nuk kanë çuar askund...por nga komunikimi që u bë përmes medieve, pastja qe u prodhua për një pozicion të presidentes e cila për ironi nuk kishte qene as në televizor duke e parë zhvillimet as në Kuvend dhe as jashtë tij. Prandaj unë jam i bindur që Kurti e shtyu procesin kaq gjatë sepse nuk donte ta zgjidhte presidentin, mirpo pranoi të ecë më tutje sepse e ka parë që ky kompromis që u arrit nuk e garanton asnjë parashikim të asnjërës palë në procedurë sa i përket stabilitetit, por në veçanti sa i përket efektit që mund të jape ligji.

Ndryhsimi i bazës ligjore të Dhomave në Hagë, se pari edhe nëse kalon ky projektligj. Sepse nuk duhet të na bafasojë nëse presidenti i ri e dërgon këtë ligj në Kushtetuese për shqyrtim. Dhe do të shihni sa sa është ndesh me vetë nenin e kushtetutës i cili është amendu, dhe ka atje dy ligje që miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare e vitit 2014 dhe një tjetër që është baza funksionuese e këtyre dhomave të specializuara....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco