Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashtoi mundësinë që deputetë të opozitës t’i bashkohen mazhorancës për të plotësuar 84 votat që nevojiten për kalimin e reformës territoriale. Pyetur nga gazetarët në selinë blu, ai tha se ka zero shanse që kjo të ndodhë, teksa u shpreh se deputetët e opozitës vetë do të jenë në sallë për ta kundërshtuar këtë reformë, duke nënkuptuar se nuk do t’i bashkohet fizikisht protestës para Kuvendit.