Ndërsa pritet të nisë seanca maratonë në Kuvend në orën 10:00 me të paktën 18 pika në rend të ditës, paralelisht para godinës dhe në rrugët e Tiranës është paralajmëruar një protestë opozitare kundër miratimit të Reformës Territoriale që gjithashtu ndodhet në rendin e ditës (8 tetor).
Policia e Shtetit ka marrë masat e rrepta të sigurisë me forca të shtuara në të gjitha rrugët që çojnë te Parlamenti, duke vendosur edhe gardh metalik dhe krijuar kordonë.
Forcat janë përqendruar kryesisht në hyrjet e rrugëve në bulevard dhe mbi zonën e Rrugës së Elbasanit, xhamia, Ushtari i Panjohur dhe ish-Hotel Dajti.
Ndërkohë që raportohet se nga qytetet po vijnë qytetarë që t’i bashkohen protestës nga rrethe të ndryshme, edhe pse jo në fluksin e pritshëm nga krerët e opozitës.
Berisha i bëri përsëri thirrje mbështetësve pak më herët që të vinin në protestë. Berisha la të kuptohej se deputetët e PD nuk do i bashkoheshin protestës në shesh.
Teksa dilte nga selia blu për në Kuvend, ai i tha medias se “kjo është protestë qytetare, zero vjedhje! ne do jemi brenda Parlamentit, protestuesit jashtë”.
Policia ka krijuar perimetrin e zakonshëm të sigurisë, me rrethim të Kuvendit, ndërsa edhe deputetët e parë kanë nisur të mbërrijnë në godinë për punimet maratonë.
.....ore dje bojaxhiu kishte nje interviste me nje kanal amerikan Channel 5......por ne nje moment , ai gazetari , qe nuk e dinte se me ke kishte te bente , filloi ti bente ca pyetje te sikletshme per korrupsionin dhe hetimet e Spak.......dhe bojaxhiu u ngrit e iku duke e lene intervisten pergjysem........por sigurisht Mero.....nuk ka te dhena per keto gjera.....ishte pak i zene me nje "kufome politike" me emrin Sali !!!!
Krye kurva e kombit. Jashtqitja e serbis qe ka renuar ket vend nga ç’do gjë. Shkaktari i ç’do problemi esht ky maskara bashke me ushtaret e te bijes qe ndodhen ne SKAK. Yyytttt rac e felliqur hajdut me damkë boterore. O njerez mos shkoni ne kuvend. Shkoni para SKAPit se aty esht foleja e maskarenjve.
o Birish kur do vdesesh te shpetoj shqiperia prej teje