web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Territoriale/ Berisha: Asnjë deputet i PD-së nuk do ta votojë

8 Tetor 2026, 10:02, Politikë CNA

Reforma Territoriale/ Berisha: Asnjë deputet i PD-së nuk do ta

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për gazetarët para Kuvendit është shprehur se asnjë deputet i PD-së nuk do ta votojë Reformën Territoriale dhe do të përpiqen që ajo të mos kalojë sot në parlament.

“Ne do të përpiqemi që Reforma Territoriale të mos kalojë. Asnjë deputet i PD-së nuk do të votojë Reformën”, tha Berisha.

Ndër të tjera tha se kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin e tij dhe po u ushtron terror. Sipas tij, Rama po kryen ndaj tyre një proces kafkian.

“I ka mbledhur aty, po ushtron terror, i ka kap me 'libër shtëpie' duke thënë ti ke marrë këtë koncesion. Po kryen një proces kafkian”, u shpreh kreu i PD-së./ CNA





Lajmet e fundit nga