“Rama do të sjellë edhe Ballukun në seancë”, Berisha paralajmëron votën kundër Reformës Territoriale

08/10/2026 10:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat pak para se të nisë seanca plenare e ditës së sotme.

I pyetur nëse është i sigurt për të gjithë deputetët e tij që do të votojnë kundër PS-së për Reformën Territoriale, Berisha tha se nuk do të ketë asnjë rrjedhje votash. Ai shtoi se ‘ka dëgjuar se Rama do të sjellë edhe Ballukun në seancë’.

“Asnjë votë, asnjë deputet i PD dhe i opozitës nuk e voton. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që reforma të mos kalojmë, do të flasim për qytetarët sesi kjo reformë shkel mbi qytetarët. Madje dëgjova se Rama do të sjellë edhe Ballukun në seancë. Ai po ushtron terror mbi deputetët, duke i përmendur tenderat”, tha kryedemokrati.

I pyetur nëse do t’i bashkohet protestës që ka thirrur vetë ai, Berisha u shpreh se ‘është protesta e qytetarëve’.

“Është e qytetarëve. Aty janë të Partisë Socialiste, ne kemi thirrur të Partisë Demokratike. Kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, kanë ardhur nga të gjitha bashkitë. Nuk do të ketë simbole partiake, por e njerëzve që shohin se po shkelmohen interesat e tyre në mënyrë kriminale”, tha Berisha.

Top Channel