Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetarët e Memaliajit shpallin “non grata” deputetët që votojnë shkrirjen, 1500 efektivë nga mbarë vendi në Tiranë, ja si paraqitet situata para Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët e Memaliajit shpallin “non grata” deputetët
Qytetarët e Memaliajit, proteste

Forcat  e rendit, forcat shqiponja, dhe policia e shtetit janë vënë në gatishmëri mëngjesin e kësaj të enjte pranë Kuvendit, duke tentuar që të shmangin përplasjet mes qytetarëve dhe deputetëve, në sajë të protestës së thirrur nga demokratët për të kundërshtuar reformën territoriale, e cila është në rend dite për t’u votuar sot në Kuvend.

Sakaq bëhet me dije se qytetarë të shumtë me pankarta të shumta në duar, janë nisur nga rruga e Barrikadave në drejtim të rrugës George Bush. Po ashtu, bëhet me dije se simpatizantë të PD-së së bahsku me deputetët e PD-së janë nisur nga selia e PD-së në drejtim të Kuvendit.

Qytetarët e Memaliajit shpallin “non grata” deputetët
 
Qytetarët e Memaliajit shpallin “non grata” deputetët
 


Protestuesit e mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur  te rruga e Elbasanit ndërsa policia ka vendosur gardh që të mos afrohen pranë Kuvendit

“Deputetët që votojnë shkrirjen e Memaliajt do të jenë non grata për jetë.”, shkruhet në pankartat e qytetarëve të Memaliajt të cilët kanë dalë në protestë në kryqëzimin e bulevardit Zhan D’Ark dhe Rrugës së Elbasanit.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë bëhet me dije se janë në gatishmëri totale. Në total afro rereth 1500 efektivë janë bërë sot bashkë në Tiranë, duke për të mbrojtur Parlamentin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese