Bordi i Transparencës rrit naftën dhe benzinën, ja sa do të shiten
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për nënproduktet e naftës dhe gazit.
Çmimi i naftës është rritur me 7 lekë për litër, duke shkuar në 217 lekë nga 210 lekë që ishte më parë. Edhe benzina ka pësuar rritje me 3 lekë për litër, duke u shitur tashmë me 193 lekë.
Çmimet e reja të karburanteve, të vendosura nga Bordi i Transparencës, hyjnë në fuqi sot, 8 tetor, në orën 12:00.
“Në mbledhjen e zhvilluar më 8 tetor, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë për litër.
Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 193 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë për litër.
Bordi tërheq vëmendjen e operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Vendimi është marrë në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, si dhe kuadrit ligjor për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Pagat reale pritet të bien në ekonomitë kryesore europiane, Gjermania bën përjashtim
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
Karakaçi: Po përgatitim kontratën e shërbimit për transportin hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas, përcaktohen oraret dhe financimi
- 13:40 Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë
- 13:31 OBSH: 2 në 3 të rinj në Evropë kanë përjetuar trauma në fëmijëri
- 13:27 Artan Gaçi paraqitet në SPAK me avokatin, jep deklarime si person nën hetim
- 13:22 Ronaldo nderon Messin: Ke respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën
- 13:09 Hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit, Kurti flet pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula
- 13:06 Reforma territoriale, Tabaku thirrje deputetëve të PS-së: Mos e votoni, qytetarët nuk janë dëgjuar