Një trup i pajetë është gjetur paraditen e kësaj të enjteje në rezervuarin e Zhejës, në fshatin Zhejë të Kurbinit.
Sipas raportimeve në media, kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar për ngjarjen.
Sipas policisë, dyshohet se trupi i përket shtetasit G.P, 61-vjeç me shtetësi franceze dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i pajetë i përket shtetasit francez G. P., 61 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.














