Real Madrid po bëhet gati të kthehet në fushën e lojës pas pauzës së kombëtareve me një atmosferë jo edhe aq të qetë. Afrimi i Zhoze Murinjos pritej ta bënte përsëri rival për Barcelonën në luftën për titullin, por deri tani, ekipi është shfaqur larg pritshmërisë së emrave që ka në përbërje.
Si të mos mjaftonte kjo, atmosfera në klub nuk është qetësuar nga dora e hekurt e trajnerit portugez. Sipas “Cadena Ser”, situata është tensionuar ndjeshëm dhe radio spanjolle bën të qartë se nuk mbizotëron klimë miqësore.
“Situata është e njëjtë si 5 muaj më parë”, ka shpjeguar gazetari Anton Meana, duke konfirmuar se ka pasur një tjetër zënkë me grushte mes dy futbollistëve madrilenë, por pa zbuluar identitetin e tyre. Disa muaj më parë, në stërvitjen e Realit plasi një zënkë që u bë më pas publike mes Valverde dhe Tçuameni.

