Kuvendi pritet të votojë sot reformën e re territoriale, një proces që pritet të shoqërohet me debate dhe përplasje politike, për shkak të kundërshtive të shprehura nga opozita dhe qytetarë të bashkive që janë propozuar për t'u shkrirë, por edhe nga deputetë brenda mazhorancës, Erion Brace dhe Vullnet Sinaj kanë paralajmëruar votën kundër.
Për miratimin e reformës nevojiten 84 vota në Kuvend. Përballë kësaj, opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit politik si brenda sallës së Parlamentit, ashtu edhe jashtë saj.
Protesta po zhvillohet para parlamentit, ne duar e protestuesve shihen pankarta, "Rama n'burg, Belinda n'burg', dhe thirrjet, "Rama jepe dorëheqjen".
© SYRI.net
Qeveria duhet të jetë qeveri e Republikës dhe jo kryebashkiakja e të gjitha bashkive nën thundrën e kryeministrit
Berisha: Protesta e qytetarëve, opozita do mbrojë interesat e tyre! Rama do sjellë edhe Lubinë sot në Kuvend
Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën